Ndërlidhjet

logo-print
Organet drejtuese të futbollit evropian e kanë dhënë miratimin për mbajtjen e një turneu të tretë të madh, për ekipet kombëtare europiane, përveq Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian.

54 anëtarët sa numëron UEFA, votuan sot në favor të krijimit të “Ligës së Kombeve”, gjatë një kongresi të mbajtur në Astana të Kazakistanit.

Konkursi i cili do të fillojë në shtator të vitit 2018-të, do të zëvendësoj ndeshjet miqësore që janë zhvilluar deri më tani në mes të shteteve, dhe të përgatiten ata për kampinatin evropian të 2020-tes.

Formati i saktë i Ligës së Kombeve ende nuk është finalizuar.
Ajo që dihet është se 54 ekipet evropiane, duhet të ndahen në katër divizione dhe secila e ndarë në katër grupe më të vogla.

Qdo grup i vogël do të ketë një konkurrencë për tu shpallur fillimisht fituesi i grupit e më pas ai i divizionit.
XS
SM
MD
LG