Ndërlidhjet

Aeroportet në grevë, anulohen fluturimet nga Gjermania


Ilustrim
Ilustrim
Një grevë e mijëra punonjsve të aeroporteve në Gjermani, ka bërë që qindra fluturime në drejtim të Evropës, të anulohen.

Punonjësit e shtatë aeroporteve në Gjermani kanë hyrë në grevë teksa po kërkojnë rritje të pagave.

Linja më e madhe ajrore në Gjermani Lufthansa, tha se nga 2 mijë fluturimet e parapara, ka anuluar tri të katërtat.

Greva një ditore, vjen para negociatave të javës së ardhshme që pritet të mbahen mes qeverisë dhe përfaqësuesve sindikalë të më shumë se 2.1 milionë puntorëve.

Përveç aeroporteve, në grevë një ditore kanë qenë edhe institucionet parashkollore shtetërore, spitalet dhe bibliotekat.

Sindikata po kërkon një rritje të pagave për nga 100 euro në mauj, për të gjithë puntorët.
XS
SM
MD
LG