Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova kurrsesi nuk mund të krahasohet me Krimenë


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Rusia duhet ta ndalë përdorimin e rastit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, për ta arsyetuar inkursionin e saj në Krime të Ukrainës, pasi këto dy raste nuk mund të krahasohen, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nën asnjë rrethanë, Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë”, i tha Hashim Thaçi agjencisë Reuters, dhe ka shtuar se “rasti i Kosovës është unik”.

Mëtutje zoti Thaçi ka theksuar se “komuniteti ndërkombëtar intervenoi pasi ndodhi gjenocidi nga Serbia”, duke shtuar se “ne asnjëherë nuk kemi kërkuar të largohemi nga një vend dhe t’i bashkohemi tjetrit”.

Mëtutje, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, konsideron se “qasja e ndryshimit të kufijve dhe aneksimi i territoreve nga një vend tjetër është qasje e gabuar dhe mund të ketë konsekuenca për gjithë botën”.

Kosova tashnë është njohur nga 107 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe 23 prej 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Rusia dhe Serbia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG