Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Kosova s'mund të krahasohet me Krimenë

  • RFE /RL

Hashim Thaçi duke folur në intervistën pë agjencinë Reuters

Hashim Thaçi duke folur në intervistën pë agjencinë Reuters

Rusia duhet ta ndalë përdorimin e rastit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, për ta arsyetuar inkursionin e saj në Krime të Ukrainës, pasi këto dy raste nuk mund të krahasohen, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nën asnjë rrethanë, Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë”, i tha Hashim Thaçi agjencisë Reuters, dhe ka shtuar se “rasti i Kosovës është unik”.

Më tutje zoti Thaçi ka theksuar se “komuniteti ndërkombëtar intervenoi pasi ndodhi gjenocidi nga Serbia”, duke shtuar se “ne asnjëherë nuk kemi kërkuar të largohemi nga një vend dhe t’i bashkohemi tjetrit”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, konsideron se “qasja e ndryshimit të kufijve dhe aneksimi i territoreve nga një vend tjetër është qasje e gabuar dhe mund të ketë konsekuenca për gjithë botën”.

Kosova tashnë është njohur nga 107 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe 23 prej 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Rusia dhe Serbia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.(f.bujupi)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG