Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi e miratoi ndihmën për Ukrainën


Kongresi i Shteteve të Bashkuara

Kongresi i Shteteve të Bashkuara

Dhoma Përfaqësuese dhe Senati i Kongresit të Shteteve të Bashkuara sot e kanë miratuar legjislacion për ndihmë Ukrainës në vlerë prej 1 miliard dollarësh dhe për imponimin e sanksioneve kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë.

Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë qëndrimit në Romë, tha se premtimi për kredi për Ukrainën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paraqet “hap madhor përpara”.

FMN-ja sot ka shpallur se do t’i lejohet kredi Ukrainës në vlerë prej 14 e deri në 18 miliardë dollarë.

Kjo kredi parashihet të shfrytëzohet për ndërmjarrjen e reformave strukturore, për të cilat Ukraina është e përkushtuar.

Besohet se këto mjete do ta ndihmojnë ripërtritjen e ekonomisë së Ukrainës, e cila është në gjendje të vështirë pas tre muajve të protestave antiqeveri dhe ankesimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG