Ndërlidhjet

logo-print

Rohani: SHBA dhe Bashkimi Sovjetik e sollën dhunën në Afganistan


Hassan Rohani

Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është shprehur sot në Kabul se vendet e jashtme, që dy herë e kishin okupuar Afganistanin, “kanë sjellur dhunë dhe ekstremistë” në Afganistan.

Zoti Rohani gjendet në Kabul për vizitë zyrtare me ftesë të presidentit afgan, Hamid Karzai.

Duke mos i përmendur në mënyrë specifike Shtetet e Bashkuara dhe ish-Bashkimin Sovjetik, Rohani theksoi se okupuesit “e kanë sjellur farën fatkeqe të dhunës” në Afganistan, që “i ka dëmtuar jetët e njerëzve”.
XS
SM
MD
LG