Ndërlidhjet

logo-print

OKB: SHBA ta rishqyrtoj politikën e aeroplanëve pa ekuipazh


Pamje e një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara

Pamje e një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara

Komiteti për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Uashingtonit që ta rishqyrtoj përdorimin e aeroplanëve pa ekuipazh për të vrarë terroristë të dyshuar jashtë dhe për të zbuluar se si i përcakton caqet në Pakistan, Afganistan dhe në vendet e tjera.

Në raportin më të ri të publikuar sot, ky komitet me seli në Gjenevë, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar hetime lidhur me çfarëdo abuzimi të programit të aeroplanëve pa ekuipazh dhe për t’i kompensuar familjet e viktimave.

Poashtu, raporti kërkon që të ndiqen të gjithë ata, që kanë urdhëruar ose kanë kryer vrasje, rrëmbime dhe torturime nën programin e agjencisë CIA, nën ish-presidentin, Xhorxh Bush i riu.

Në raport është mirëpritur urdhëri i vitit 2009, i presidentit aktual, Barack Obama, për ta përfunduar programin e agjencisë CIA, që lejonte teknika të ashpra të hetuesisë, por ka theksuar me shqetësim se të gjitha hetimet e raportuara lidhur me abuzimet e dyshuara ishin mbyllur në vitin 2012.

Komiteti për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara përbëhet nga 18 ekspertë të pavarur.
XS
SM
MD
LG