Ndërlidhjet

OKB: 400 mijë të zhvendosur në Irak


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Nickolay Mladenov, tha në Këshillin e Sigurimit se afro 400 mijë njerëz janë të zhvendosur këtë vit nga dhuna në pjesën veriore të Irakut.

Zoti Mladenov, poashtu, i ka tërhequr vërejtjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbrëmë vonë, se pa fonde plotësuese, OKB-ja “shumë shpejtë do të jetë e paaftë ta vazhdoj ndihmën e saj humanitare për ata që u largohen luftimeve”, në provicnën perëndmore Anbar në Irak.

I dërguari i OKB-së ka theksuar se konflikti në Sirinë fqinje i ka shkaktuar tensionet sektare në Irak, dhe u ofron rrjeteve terroriste mundësi për krijimin e lidhjeve ndërkufitare.

Afro 8 mijë civilë janë vrarë në Irak gjatë vitit të kaluar. Vlerësohet se kjo ishte dhuna më vdekjeprurëse prej vitit 2008 në Irak.
XS
SM
MD
LG