Ndërlidhjet

Moldavi: Shqetësime për provokime në Transdniestri


Iurie Leanca
Iurie Leanca
Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca, ka tërhequr vërejtjen për “një varg të provokimeve” nga rajoni Transdniestri.

Zoti Leanca tha mbrëmë se aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, ka “mundur t’i shtoj pritjet” në këtë rajon separatist të Moldavisë, të cilin NATO-ja e ka identifikuar si cak i ardhshëm i Rusisë.

Kryeminsitri i Moldavisë e ka cituar presionin në disa shkolla atje dhe ndaj fermerëve, në përpjekje për të punuar në tokat në hapësirat kufitare, për shkak të ushtrimeve nga “trupat paramilitare” dhe forcat e Rusisë të vendosura në këtë rajon.

Rajoni Transdniestri, me popullatë shumicë rusishtfolëse, e ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990.

Të dy palët e kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 1992, e cila përfundoi me intervenimin e ushtrisë së Rusisë në favor të Transdniestrisë.

Ministria e jashtme e Moldavisë ka njoftuar se zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, do ta vizitoj këtë javë Moldavinë.
XS
SM
MD
LG