Ndërlidhjet

Rusi: U dënua rezoluta e AP të Kombeve të Bashkuara


Në ekranin e Asamblesë së Përgjithshme shihen rezultatet e votimit për rezolutën për Intergitetin Territorial të Ukrainës
Në ekranin e Asamblesë së Përgjithshme shihen rezultatet e votimit për rezolutën për Intergitetin Territorial të Ukrainës
Ministria e jashtme e Rusisë thotë se e dënon miratimin e rezolutës për “Integritetin territorial të Ukrainës” nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë të kësaj ministrie në Internet, thuhet se rezoluta e miratuar mbrëmë është “kundërproduktive dhe vetëm do t’i komplikoj përpjekjet për rregullimin e krizës së brendshme politike në Ukrainë”.

Mëtutje, kritikohet “ndërhyrja e thellë e një numri të vendeve perëndimore në çështjet e Ukrainës, që ka çuar në shkatërrimin e sundimit të ligjit dhe në shkelje masive të të drejtave të njeriut”.

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që u miratua me 100 vota për, 11 kundër dhe 58 abstenime, ishte një përpjekje nga Perëndimi për ta kaluar fajësinë për këtë situatë te Rusia.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk janë obliguese, por konsiderohen si reflektim i opinionit botëror.
XS
SM
MD
LG