Ndërlidhjet

Microsoft: Lansohen aplikacionet për IPad


Gjiganti softuerik në Shtetet e Bashkuara, Microsoft, e ka lansuar programin e vet të popullarizuar Office të përshtatshëm për tabletet IPad, të prodhuara nga kompania rivale Apple, ka shpallur mbrëmë shefi i ri ekzekutiv i kompanisë, Microsoft, Satya Nadella.

Verzioni i ri Office, kompatibil për IPad, mund të shkarkohet falas, megjithqë kërkohet regjistrim për lejimin e përdoruesve për të krijuar ose edituar dokumente, e jo vetëm për t’i lexuar ato.

Mund të shkarkohen tri aplikacione të programit Office: Word, Excel dhe Powerpoint, secili prej tyre është përshtatur për operim me prekje.

Brenda disa orëve të lansimit, Wordi u bë aplikacioni më i shkarkuar për tabletet IPad në dyqanet e kompanisë Apple.

Kompania Microsoft është ballafaquar me kritika se nuk i ka ofruar më herët softuerin për afro 200 milionë tablete IPad, që janë shitur gjatë vitit 2013.
XS
SM
MD
LG