Ndërlidhjet

Kosovë: Janë zënë 1400 paketime të ilaçeve


Ilaçet e konfiskuara në aeroportin e Prishtinës
Ilaçet e konfiskuara në aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës thotë se gjatë kontrollit të udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur të konfiskoj një sasi prej 1400 paketimeve të barnave.

Oficerët doganorë kishin vërejtur se njëri prej udhëtarëve ishte përpjekur t’i shmangej kontrollit doganor.

Ky udhëtar pastaj ishte liruar nga bagazhi i tij dhe ishte drejtuar kah dalja pa valixhet e tij, ku kishte sasi të konsiderueshme të ilaçeve.

Personi i ndaluar është shtetas i Kosovës me inicialet A. T.

Dogana e Kosovës thotë se vlera e mallrave të konfiskuara është 25 mijë euro dhe pas konsultimeve me prokurorinë është vendosur vazhdimi i procedurës për kundërvajtje nga Dogana e Kosovës.
XS
SM
MD
LG