Ndërlidhjet

HRW: Masat e propozuara – sulm ndaj shprehjes së lirë në Rusi


Organizata Human Rights Watch me seli në Nju Jork ka kërkuar që Parlamenti i Rusisë ta refuzoj legjislacionin me të cilin kriminalizohet përhapja e “informatave të pasakta... që e shkatërrojnë autoritetin e Perandorisë Ruse, Bashkimit Sovjetik, Federatës Ruse, dhe forcave të tyre të armatosura”.

Në deklaratën e sotme, HRW e ka vlerësuar këtë masë si “zhvillim i fundit në sulmin e paprecedent ndaj shprehjes së lirë në Rusi”.

Zëvendës kryetari i Parlamentit të Rusisë, Oleg Mikheyev, i cili e ka paraqitur propozim-legjislacionin, tha se zhvillimet e fundit lidhur me Ukrainën ishin praktikisht “luftë informative” dhe është e domosdoshme për t’i mbrojtur njerëzit e rinj nga “formimi i opinionit negativ për Atdheun”.
XS
SM
MD
LG