Ndërlidhjet

Gjeorgji: Përleshje e aktivistëve për Ukrainën dhe atyre për Rusinë


Pmje e pjesës së vjetër të Tbilisit

Pmje e pjesës së vjetër të Tbilisit

Së paku dy persona janë arrestuar në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë, pasi aktivistët që e mbështesin Rusinë mrëmë janë përleshur me demonstruesit, që e mbështesin Ukrainën.

Në mbështetje të Rusisë, kundër së cilës janë imponuar sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës, kanë marrë pjesë së paku 25 aktivistë.

Disa nga aktivistët në këtë protestë kanë bartur flamuj të Rusisë.

Pastaj, kishin arritur dhjetëra persona që ishin kundër mbështetjes për Rusinë dhe u shkaktuan përleshje.

Sipas burimeve të ndryhsme, policia i ka arrestuar dy ose tre individë, të cilët ishin akuzuar për huliganizëm dhe rezistencë ndaj policisë.

Ata u liruan më vonë, ndërsa procesi kundër tyre pritet të vazhdoj sot më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG