Ndërlidhjet

logo-print

Yanukovich: Referendum kombëtar për statusin e rajoneve


Viktor Yanukovich

Viktor Yanukovich

Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovich, ka kërkuar nga Ukraina, që të mbajë referendum kombëtar për “statusin e secilit rajon në përbërje të Ukrainës”.

Agjencia ruse e lajmeve ITAR-TASS thotë se sot e ka marrë një deklaratë nga zoti Yanukovich, me të cilën kërkohet ky referendum.

Prej se u largua nga Ukraina, Yanukovich gjendet në Rusi, ndërsa Moska e konsideron atë shef legjitim të shtetit të Ukrainës.

Viktor Yanukovich ka vlerësuar se liderët aktualë në Ukrainë janë jokushtetues dhe situatën në këtë vend e ka përshkruar si “anarki”.
XS
SM
MD
LG