Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Përgënjeshtrohen raportet për pajisjet ushtarake për Pakistanin


Ushtarët amerikanë në Afganistan

Ushtarët amerikanë në Afganistan

Ushtria amerikan në Afganistan i ka hedhur poshtë raportet e mediave se planifikon donacione me pasjisje ushtarake shtesë për Pakistanin, derisa përgatitet për tërheqje nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.

Forca e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, në një njoftim të sotëm, tha se “nuk dërgon dhe as nuk do të dërgoj kurrfarë pajisje të tillë ushtarake” për Pakistanin.

Zëri i Amerikës ka raportuar më 21 mars, se komandanti i ushtrisë amerikane në Afganistan, Josef Dunford, i kishte zbuluar planet gjatë një dëshmie në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se ai kishte thënë se forca ushtarake në Afganistan po e shqyrton mundësinë e dhënies së 1200 makinave rezistuese ndaj minave dhe sulmeve në “Afganistan, Pakistan dhe te partnerët e tjerë, që kanë marrë pjesë në operacionet” me amerikanët.

Ky raport i ka tmerruar zyrtarët në Kabul, të cilët këmbëngulin se pajisjet e tilla duhet të mbesin në Afganistan.
XS
SM
MD
LG