Ndërlidhjet

Putin: Krimeja e tregoi profesionalizmin e ushtrisë ruse


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se aksionet e forcave ushtarake ruse në rajonin Krime të Ukrainës, kanë demonstruar “nivel të lartë pëpërgatitjes”.

Duke folur sot në një ceremoni ushtarake në Moskë, zoti Putin i ka falënderuar komandantët dhe ushtarët e tjerë të Flotës së Detit të Zi dhe njësitet e tjera me bazë në Krime, për shërbimin e tyre dhe guximin.

Ai vlerësoi se ushtria e ka demonstruar profesionalizimin e vet duke iu shmangur provokimeve dhe duke e parandaluar gjakderdhjen gjatë procesit të aneksimit të qëllimishëm të Krimesë, që nuk është pranuar ndërkombëtarisht.

Putin e ka urdhëruar ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, që ta filloj kthimin në Ukrainë të të gjitha pajisjeve ushtarake dhe armatimeve të njësive, që nuk i janë bashkuar ushtrisë së Rusisë.

Shoigu tha sot se të gjitha instalimet ushtarake të Ukrainës në Krime janë nën kontrollin e Rusisë.
XS
SM
MD
LG