Ndërlidhjet

Kosovë: Dy ndeshje të reja miqësore ndërkombëtare në futboll


Pamje nga ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare ndërmjet Kosovës e Haitit e zhvilluar në Mitrovicë më 5 mars 2014
Pamje nga ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare ndërmjet Kosovës e Haitit e zhvilluar në Mitrovicë më 5 mars 2014
Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore ndërkombëtare në muajin maj, kundër Turqisë dhe Senegalit, ka thënë sot kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, raporton agjencia AFP nga Prishtina.

Takimi kundër Turqisë më 21 maj do të zhvillohet në Mitrovicë, ku u zhvillua edhe ndeshja e parë miqësore e Kosovës me Haitin, që përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, ndërsa pas katër ditësh në Gjenevë të Zvicrës, Kosova takohet me Senegalin.

Gjashtë vite pas pavarësisë së Kosovës, FIFA në janar të këtij viti i ka lejuar kombëtares së Kosovës në futboll që të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG