Ndërlidhjet

Afganistan: Rrëmujë në tubimin parazgjedhor


Pamje nga një tubim i mëparshëm parazgjedhor i kandidatit Abdullah Abdullah
Pamje nga një tubim i mëparshëm parazgjedhor i kandidatit Abdullah Abdullah
Zyrtarët e sigurisë në Afganistan thonë se së paku 10 vetë janë lënduar në rrëmujën e krijuar në një tubim parazgjedhor në qytetin Mazari Sharif, në veri të këtij vendi.

Megjithatë, dëshmitarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se tre vetë e kanë humbur jetën gjatë rrëmujës, që u krijua gjatë tubimit parazgjedhor të kandidatit presidencial, Abdullah Abdullah.

Rrëmuja ishte krijuar kur mijëra njerëz kishin provuar t’i afrohen zotit Abdullah për ta përshëndetur.

Abdullahu dhe përcjellja e tij kaluan pa dëmtime.

Abdullah Abdullah, ish ministër i jashtëm, është favoriti kryesor për zgjedhjet presidenciale, që mbahen më 5 prill.

Garojnë edhe 8 kandidatë të tjerë.
XS
SM
MD
LG