Ndërlidhjet

Ish-kryeministri i Norvegjisë emërohet sekretar i NATO-s


Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg
Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg
Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, është emëruar sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Emërimi i tij i sotëm në Bruksel, nuk ishte një befasi pasi që ishte raportuar se Stoltenberk, e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë dhe Francës.

Në një deklaratë të lëshuar nga NATO-ja, bëhet me dije se Sttoltenberg do të marr mandatin e tij nga 1 tetori i vitit 2014, kohë kur i skadon mandati sekretarit aktual Anders Fogh Rasmussen.

Rasmussen në tetor i bëhen 5 vite e dy muaj në cilësinë e sekretarit të aleancës veri-atlantike.

Rasmussen tha se pasardhësi i tij, është njëriu duhur për një pozitë të tillë.

Emërimi vjen në kohën kur NATO-ja po përgatitet që të tërheq forcat e saj nga Afganistani
XS
SM
MD
LG