Ndërlidhjet

Ukraina kompenson familjarët e viktimave të demonstratave


Ilustrim

Ilustrim

Familjet e personave që kanë vdekur gjatë protestave anti-qeveritare në Ukrainë, do të marrin nga shteti i tyre, kompensim financiar.

Qeveria ukrainase të premten miratoi propozimin e u.d. të kryeministrit Arseniy Yatsenyouk, që familjeve, t’iu jepet në shumë prej 10 mijë dollarësh, për secilën jetë të humbur.

Si shtesë për të mbijetuarit, duke përfshirë edhe fëmijët, do të jepet një kompensim mujor prej 440 dollarësh, duke filluar nga 1 prilli.

Pagesat do të bëhen tek familjet e të gjitha viktimave të dhunës duke përfshirë familjarët e demonstruesve, por edhe të policëve.

Të dhënat e fundit, bëjnë me dije se 104 persona vdiqën gjatë protestave në Ukrainë, që çuan në përmbysjen e presidentit Viktor Yanokovych, në fund të shkurtit.
XS
SM
MD
LG