Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ish-presidenti sërish refuzon marrjen në pyetje


Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli, ka refuzuar që të merret në pyetje nga ana e prokurorisë përmes rrjetit Skype.

Televizioni gjeorgjian ka transmetuar sot deklaratën e tij, i cili ka thënë se “nuk kam kohë të merrem me gjëra të pakuptimta”.

Saakashvilli ka shtuar se procesi i hetimit ndaj tij, është i paligjshëm.

Saakashvili, i cili aktualisht gjendet në Kiev, i bëri këto komente pas takimit që ai e ka realizuar me ish-kryeministren, Yulia Tymoshenko.

Saakashvilli është ftuar një ditë më parë që të merret në pyetje nga prokuroria në lidhje me 10 raste, duke përfshirë edhe një hetim për vdekjen e ish-kryeministrit Zurab Zhvania në vitin 2005.

Hetimet e bëra, ai nuk i ka komentuar deri më tani ngase që prej nëntorit kur edhe e ka lënë postin prej presidenti, ka qendruar në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG