Ndërlidhjet

logo-print

Obama i bën thirrje Rusisë, që ti largoj trupat nga kufiri me Ukrainën


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga zona e kufirit me Ukrainën, dhe të sillet si një “qytetar i përgjegjshëm ndërkombëtar”.

Obama këtë thirrje e ka bërë gjatë një interviste të tij të dhënë sot për televizionin CBS, pak para largimit të tij nga Roma.

Ai tha se trupat ruse po qëndrojnë pranë kufirit me Ukrainën, me arsyetimin se aty po bëjnë stervitje ushtarake.

Këto trupa, sipas Obamës, duhet të kthehen prapa.

Obama e ka inkurajuar Rusinë që të nisë një dialog me Ukrainën, pas tensioneve që kanë qenë, që nga koha e përmbysjes së presidentit Viktor Yanukovych në shkurt të këtij viti.
XS
SM
MD
LG