Ndërlidhjet

Misioni i OSBE-së në Ukrainë, nuk do ta mbuloj edhe Krimenë


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka bërë me dije se Misioni i OSBE-së që do të vendoset për të monitoruar sigurinë në Ukrainë, nuk do ta mbulojë edhe Krimenë.

Andrei Kelin, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE, tha se organizata është pajtuar që monitoruesit e saj të mos jenë edhe në Krime, gadishull ky që është aneksuar pas një referendumi të mbajtur, e i cili është vlerësuar i paligjshëm nga perëndimi.

Kelin tha se Rusia do të emëroj shtatë vëzhgues për ta monitoruar situatën në Krime dhe nëse është e nevojshme, ky numër sipas tij, do të rritet.
XS
SM
MD
LG