Ndërlidhjet

Azerbajxhani akuzon Armeninë për shkelje të armëpushimit


Ilustrim
Ilustrim
Azerbajxhani e ka akuzuar sërish Armeninë për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit, duke bërë me dije se një oficer ushtarak dhe një banor vendës, janë plagosur.

Ministri i mborjtjes së Azerbajxhanit, sipas një deklarate të lëshuar, ka bërë me dije se forcat ushtarake armene kanë shtënë me armë, në një fshat që gjendet pranë zonës kufitare por në territorin e Azerbajxhanit.

Incidenti ka ndodhur një ditë pasi që presidenti i Azerbaixhanit Ilham Alijev dhe homologu i tij armen, Serzh Sarkisian, u zotuan se do të vazhdojë bisedimet për paqe.

Të dyja këto vende, janë në konflikt me njëra tjetrën ndërsa përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhje, kanë dështuar.
XS
SM
MD
LG