Ndërlidhjet

Në Kinë kthehen mbetjet e 437 ushtarëve të vrarë para 60 vitesh


Ilustrim

Ilustrim

Mbetjet mortore të 437 ushtarëve kinezë të vrarë gjatë luftës së Koresë janë kthyer në Kinë sot, më shumë se 60 vite pas armëpushimit.

Ceremonia është organizuar në aeroportin e qytetit Seul, me pjesëmarrjen e zyrtarëve koreanë dhe atyre kinezë.

Në luftën e Koresë në vitet 1950-1953, Kina luftoi në anën e Koresë së Veriut kundër forcave të OKB-së të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë kësaj lufte, kina kishte humbur rreth 900 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG