Ndërlidhjet

Obama dhe Putin flasin për Ukrainën


Obama & Putin - foto arkivi
Obama & Putin - foto arkivi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë trupat ruse nga kufiri me Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Putin i ka telefonuar Obamës të premtën.

Gjatë bisedës njëorëshe, Obama ka kërkuar nga Rusia që të ofrojë përgjigje me shkrim për zgjidhjen diplomatike të krizës në Ukrainë, e cila është paraqitur nga Uashingtoni.

Obama dhe Putin janë pajtuar që Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të takohen për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

Në Kombet e Bashkuara, shefi i OKB-së, Ban Ki-moon, ka deklaruar se Putini i ka thënë atij se “nuk e ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë veprim ushtarak”.
XS
SM
MD
LG