Ndërlidhjet

Ban vlerëson dialogun Kosovë-Serbi


Atifete Jahjaga dhe Ban Ki-moon
Atifete Jahjaga dhe Ban Ki-moon
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar në Nju Jork sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Jahjaga ka vlerësuar rolin e sekretarit Ban në mbështetje të Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me OKB-së.

Presidentja, pos tjerash, ka thënë se Kosova po ndërton një shtet funksional, demokratik dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në institucionet dhe shoqërinë e saj.

Ban, nga ana e tij, ka vlerësuar zhvillimet pozitive në rajonin e Ballkanit, me theks të posaçëm në dialogun e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
XS
SM
MD
LG