Ndërlidhjet

Dy civilë të vrarë nga rrethimi i ndërtesës në Kabul


Afganistan

Afganistan

Policia afgane ka bërë të ditur se rrethimi i ndërtesës në Kabul, ku ndodhen organizatat e huaja joqeveritare, ka përfunduar, pasi forcat e sigurisë kanë vrarë të gjithë militantët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqi, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se një fëmijë dhe një vozitës, që kanë qenë pranë ndërtesës, janë vrarë po ashtu.

Sediqi ka thënë se personeli i huaj nuk ka pësuar lëndime dhe se është transferuar në vend të sigurt.

Në ndërtesën e sulmuar të premten janë të vendosura organizatat joqeveritare ndërkombëtare, që financohen nga USAID-i.

Talibanët kanë lëshuar një deklaratë, duke marrë përgjegjësinë për sulmin dhe duke thënë se grupi militant ka ndërmarrë aksionin, për shkak se ndërtesa është përdorur si kishë për të konvertuar afganët në të krishterë.
XS
SM
MD
LG