Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Rusia s’e ka ndërmend të hyjë në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia nuk ka as qëllim, as interes që të urdhërojë forcat e saj për të kaluar kufirin me Ukrainën.

Lavrov i ka thënë televizionit shtetëror se ndarjet midis Moskës dhe Perëndimit për krizën në Ukrainë po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë trupat ruse nga kufiri me Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se gjatë bisedës njëorëshe në telefon, Obama ka kërkuar nga Putini që të shmangë provokimet e mëtejshme.
XS
SM
MD
LG