Ndërlidhjet

Sulmohet Komisioni Zgjedhor në Kabul


Kabul - foto arkivi
Kabul - foto arkivi
Militantët kanë sulmuar selinë e Komisionit të Pavarur Zgjedhor në Kabul.

Ministria e Brendshme ka thënë se personat e armatosur kanë qëlluar nga një ndërtesë pranë.

Nuk është ende e qartë nëse ka viktima.

Agjencia AFP thotë se talibanët kanë marrë përgjegjësinë përmes një mesazhi që kanë postuar në Twitter.

Dhuna ndodh një javë para zgjedhjeve presidenciale në Afganistan dhe pas një seri sulmesh vdekjeprurëse në Kabul.
XS
SM
MD
LG