Ndërlidhjet

Turchynov diskuton për zgjedhjet me OSBE-në


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Një delegacion i OSBE-së ka diskutuar zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Ukrainës me ushtruesin e detyrës së presidentit, Oleksandr Turchynov.

Joao Soares, ligjivënës nga Portugalia, i cili shërben si koordinator special i misionit afatshkurtër të OSBE-së, ka thënë se Turchynov dhe zyrtarët e tjetër qeveritarë kanë siguruar delegacionin e OSBE-së se ata “do të bëjnë çdo përpjekje për të mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike”.

Soares ka thënë se “zgjedhjet e pastra” do të ishin përgjigjja më e fuqishme që Ukraina mund t’i japë krizës aktuale.

Ukraina pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale më 25 maj.
XS
SM
MD
LG