Ndërlidhjet

Në Sllovaki mbahet balotazhi presidencial


Ilustrim
Ilustrim
Sllovakët votojnë sot në balotazhin presidencial.

Gara zhvillohet midis kryeministrit Robert Fico dhe biznesmenit Andrej Kiska.

Në rrethin e parë të votimeve, më 15 mars, Fico ka marrë 28 për qind të votave, ndërsa Kiska 24 për qind.

Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 22:00.

Sllovakia, një vend me 5.4 milionë banorë, është anëtarësuar në Bashkimin Evropian më 2004, ndërsa në Eurozonë më 2009.
XS
SM
MD
LG