Ndërlidhjet

Tymoshenko reagon ndaj deklaratës së Yanukovychit


Yulia Tymoshenko
Yulia Tymoshenko
Kandidatja për presidente të Ukrainës dhe ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit të përmbysur, Viktor Yanukovych, në lidhje me nevojën që të mbahet referendum për statusin e çdo rajoni në Ukrainë.

Tymoshenko ka thënë se nëse deklarata është vërtet e Yanukovychit, ajo tregon se Yanukovych është bërë “instrument i luftës kundër Ukrainës, kundër populllit të Ukrainës”.

Tymoshenko ka thënë se Yanukovych do të mbahet penalisht përgjegjës për thirrjet e tij për separatizëm.

Yanukovych po ashtu ka thënë se autoritetet e tanishme të Ukrainës janë antikushtetuese dhe se situata mund të cilësohet si anarki.
XS
SM
MD
LG