Ndërlidhjet

Protesta masive kundër Qeverisë në Tajlandë


Bangkok - foto arkivi

Bangkok - foto arkivi

Mijëra protestues antiqeveritarë kanë dalë në rrugët e Bangkokut për të kërkuar reforma politike.

Protestat kundër qeverisë së kryeministres Yingluck Shinawatra kanë nisur në fillim të nëntorit, kur ajo ka bërë përpjekje të miratojë një amnisti të përgjithshme, nga e cila do të përfitonte vëllai i saj i arratisur, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra.

Tajlanda është në krizë prejse Thaksin është përmbysur nga një grushtshtet më 2006.

Në pesë muajt e fundit, së paku 23 persona kanë humbur jetën në përleshjet midis protestuesve dhe policisë.
XS
SM
MD
LG