Ndërlidhjet

Lavrov dhe Kerry flasin për Ukrainën


Lavrov & Kerry - foto arkivi

Lavrov & Kerry - foto arkivi

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë diskutuar përmes telefonit për krizën në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se thirrja e sotme është iniciuar nga Shtetet e Bashkuara.

Detaje nga biseda nuk janë dhënë.

Më herët, Lavrov ka thënë Rusia nuk ka as qëllim, as interes që të urdhërojë forcat e saj për të kaluar kufirin me Ukrainën.

Komentet e tij janë bërë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë trupat ruse nga kufiri me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG