Ndërlidhjet

logo-print

Klitschko nuk do të garojë për president


Vitali Klitschko

Vitali Klitschko

Politikani ukrainas, Vitali Klitschko, ka thënë se ka vendosur të mos kandidojë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, që do të mbahen më 25 maj.

Duke iu adresuar kongresit të partisë së tij UDAR, Klitschko ka thënë se do të mbështesë kandidaturën e biznesmenit miliarder, Petro Poroshenko.

Parlamenti i Ukrainës ka thirrur zgjedhjet e parakohshme pas votimit për të përmbysur presidentin Viktor Yanukovych, në muajin shkurt.

Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, e cila ka qenë rivale politike e Yanukovychit, ka bërë po ashtu publike planet për të kandiduar për presidente.

Kandidatët kanë kohë deri më 4 prill për t’u regjistruar.
XS
SM
MD
LG