Ndërlidhjet

Sulm në Pakistan, vritet adoleshentja


Pakistan

Pakistan

Një vajzë adoleshente është vrarë dhe 15 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në Kueta të Pakistanit.

Sulmi thuhet se ka pasur në shënjestër automjetet e trupave kufitare. Të plagosurit përfshijnë tre ushtarë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Kueta është kryeqyteti i provincës Baluçistan, e cila kufizohet me Iranin dhe Afganistanin.
XS
SM
MD
LG