Ndërlidhjet

logo-print

Kerry dhe Lavrov takohen të dielën në Paris


Foto arkivi

Foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbrëmjen e së dielës në Paris.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Dy zyrtarët do të bisedojnë për situatën në Ukrainë, pas aneksimit që i ka bërë Moska Gadishullit të Krimesë.

Disa analistë e kanë përshkruar këtë situatë si problemin më të madh të sigurisë në Evropë qysh nga Lufta e Ftohtë.
XS
SM
MD
LG