Ndërlidhjet

Tymoshenko nominohet për kandidate presidenciale


Yulia Tymoshenko
Yulia Tymoshenko
Partia e Yulia Tymoshenkos, Batkyvshchina, ka nominuar atë si kandidate për presidente të Ukrainës, në zgjedhjet e parakohshme të 25 majit.

Në kongresin e partisë, që është mbajtur të shtunën në Kiev, Tymoshenko u ka thënë delegatëve se nëse ajo zgjidhet presidente, ajo do të garantojë të drejta të vërteta.

Ish-kryeministrja e Ukrainës ka thënë po ashtu se nuk e pranon humbjen e Krimesë, duke thënë se “Krimeja është Ukrainë”.

Forcat pro-ruse kanë marrë kontrollin e këtij gadishulli pas përmbysjes së ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, në muajin shkurt.

Disa javë më vonë, në Krime është mbajtur referendumi dhe qytetarët kanë votuar në masë të madhe për ndarje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë.

Rrjedhimisht, Moska ka aneksuar Krimenë, ndonëse ky hap është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG