Ndërlidhjet

logo-print

Turchynov takon Lukashenkan në Bjellorusi


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka vizituar Bjellorusinë, ku ka takuar presidentin Alyaksandr Lukashenka.

Zyra e presidentit bjellorus ka thënë se takimi është zhvilluar në rezidencën e Lukashenkas në fshatin Lyaskoviçi, pranë kufirit me Ukrainën.

Gjatë takimit, Lukashenka ka thënë se është i sigurt se ai dhe zyrtarët ukrainas “mund të gjejnë gjuhë të përbashkët”.

“Ne tashmë kemi shkëmbyer disa pikëpamje të përbashkëta”, ka thënë Lukashenka.

Turchynov, në anën tjetër, ka thënë se populli i Bjellorusisë dhe ai i Ukrainës “kanë jetuar, punuar dhe luftuar krah për krah për qindra vjet” dhe po ashtu ka shprehur shpresën se dy vendet do të forcojnë marrëdhëniet.
XS
SM
MD
LG