Ndërlidhjet

Kërkimet për aeroplanin e zhdukur, ende pa rezultat


Ilustrim
Ilustrim
Një anije kineze dhe një australiane nuk kanë arritur të identifikojnë mbetjet e aeroplanit të Malajzisë, në ditën e parë të kërkimeve në Oqeanin Indian.

Ato kanë marrë objektet e gjetura, por, deri më tash, asnjëri nuk është konfirmuar se i përket aeroplanit të zhdukur Boeing 777, ka thënë Autoriteti Detar i Australisë.

Aeroplanët kinezë po ashtu kanë vazhduar të fluturojnë mbi zonë dhe kanë dalluar objekte të reja.

Fluturimi MH370 është zhdukur më 8 mars, më 239 persona në bord.
XS
SM
MD
LG