Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov takohen sot për Ukrainën


Foto arkivi
Foto arkivi
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, takohen sot në Paris, për të diskutuar rreth krizës në Ukrainë.

Takimi vjen pas bisedës telefonike midis presidentëve Barack Obama dhe Vladimir Putin, që kanë zhvilluar të premten.

Me këtë rast, Obama i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga kufiri lindor me Ukrainën.

Të shtunën, Lavrov i ka thënë televizionit shtetëror rus se Moska nuk e ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë, por ka thënë se ajo është e gatshme të mbrojë të drejtat e rusëve dhe rusishtfolësve në këtë vend.
XS
SM
MD
LG