Ndërlidhjet

Nuland në Kshinau, frikë nga ndërhyrja ruse


Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, viziton sot Moldavinë.

Nuland do të takojë në Kishinau presidentin Nicolae Timofti dhe kryeministrin Iurie Leanca.

Vizita vjen pasi një komandant i lartë i NATO-s ka paralajmëruar se vendi i vogël i Evropës Lindore mund të jetë shënjestër e radhës e Rusisë, pas aneksimit të Krimesë.

Javën e kaluar, Philip Breedlove ka paralajmëruar për ndërhyrje të mundshme të Rusisë, përmes Ukrainës, për të pushtuar Transdniesterin.

Transdniesteri, me shumicë rusishtfolëse, ka shpallur pavarësinë nga Kishinau më 1990, nga frika se Moldavia mund të kërkojë ribashkim me Rumaninë fqinje.

Dy palët kanë zhvilluar një luftë të shkurtër më 1992, e cila ka përfunduar kur ushtria ruse ka ndërhyrë në anën e Transdniesterit.

Rusia vazhdon të ketë rreth 1,400 trupa në Transdniester.
XS
SM
MD
LG