Ndërlidhjet

Asnjë zbulim për aeroplanin e zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët kanë thënë sot se asnjëri nga objektet, që janë marrë një ditë më parë nga anijet në Oqeanin Indian, nuk i përkasin aeroplanit të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines.

Autoriteti i Sigurisë Detare të Australisë ka thënë se objektet që kanë kapur anijet kineze dhe australiane, kanë dalë të jenë materiale peshkimi apo mbeturina.

Dhjetë aeroplanë nga Australia, Japonia, Kina, Koreja, Shtetet e Bashkuara dhe Malajzia janë angazhuar në kërkimin e një zone 1,850 kilometërshe, në perëndim të Perthit.

Fluturimi 370 është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.
XS
SM
MD
LG