Ndërlidhjet

Kerry e Karzai flasin për bisedimet paqësore…


Kerry dhe Karzai - foto arkivi
Kerry dhe Karzai - foto arkivi
Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai, ka folur në telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Sipas Zyrës Presidenciale në Kabul, Karzai ka përditësuar Kerryn për përpjekjet afgane për të angazhuar talibanët në bisedime paqësore.

Karzai dhe Kerry po ashtu kanë folur për rritjen e dhunës në Kabul.

Biseda është zhvilluar pasi militantët talibanë kanë sulmuar të shtunën selinë kryesore të Komisionit Zgjedhor në kryeqytet.

Forcat afgane të sigurisë kanë luftuar me militantët për rreth pesë orë dhe më pas kanë thënë se të pesë sulmuesit janë vrarë.

Talibanët janë zotuar se do të shkatërrojnë zgjedhjet presidenciale të 5 prillit në Afganistan.
XS
SM
MD
LG