Ndërlidhjet

Rusia “kërcënoi” vendet para votimit në OKB


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, 27 mars 2014.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, 27 mars 2014.
Rusia thuhet se u ka bërë presion disa vendeve për të mos mbështetur rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila shpall të pavlefshëm referendumin e Krimesë për shkëputje nga Ukraina.

Agjencia Reuters ka cituar diplomatë në OKB të kenë thënë se disa vende, përfshirë Moldavinë, Kirgizinë dhe Taxhikistanin, janë kërcënuar nga Moska me hakmarrje, nëse ato mbështesin rezolutën për krizën në Ukrainë.

Diplomatët kanë thënë se kërcënimet nuk janë specifikuar, porse vendet në shënjestër kanë supozuar se masat mund të përfshijnë dëbimin e punëtorëve migrantë nga Rusia, ndalimin e furnizimeve me gaz natyror dhe ndalimin e importeve të caktuara në Rusi.

Moska mohon se ka kërcënuar ndonjë vend.

Rezoluta jodetyruese ka kaluar të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 100 vota në favor, 11 kundër dhe 58 abstenime.
XS
SM
MD
LG