Ndërlidhjet

Turqia voton në zgjedhjet lokale


Stamboll
Stamboll
Turqit votojnë sot në zgjedhjet lokale, të cilat shihen si test për popullaritetin e partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Rreth 52 milionë votues të regjistruar zgjedhin kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e tjerë të qyteteve.

“Kam ardhur këtu për të përmbushur detyrimin tim si qytetar. Shpresoj që rezultati të jetë i mirë”, ka thënë Nejat Karakas, banor i Stambollit.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Erdogan përballet me skandale të korrupsionit.

Rrjedhja e disa audio-materialeve ka portretizuar korrupsionin në nivele të larta dhe autoritarizmin brenda qeverisë.

Qeveria ka bllokuar YouTube-in dhe Twitter-in një javë para zgjedhjeve, duke shkaktuar kritika të ashpra ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG