Ndërlidhjet

Sulmi vret tre ushtarë libanezë


Liban - foto arkivi

Liban - foto arkivi

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer makinën bombë në një postbllok të ushtrisë, në lindje të Libanit, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë së paku tre ushtarë.

Në deklaratën e ushtrisë libaneze thuhet se sulmi ka ndodhur të shtunën vonë pranë qytetit Arsal.

Një grup që e quan veten Brigadat e Myslimanëve të Lirë Sunitë ka marrë përgjegjësinë për sulmin, përmes një mesazhi që ka postuar në Twitter.
XS
SM
MD
LG