Ndërlidhjet

Koreja V. “s’e përjashton” provën bërthamore


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Veriut ka thënë se nuk e përjashton një test të ri bërthamor, i cili do të pasonte testimin e një rakete me rreze të shkurtër, të bërë pak ditë më parë.

“Prova do të forconte parandalimin tonë bërthamor”, ka lexuar folësi i lajmeve deklaratën e Ministrisë së Jashtme verikoreane.

Të premten, presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, ka propozuar një gamë të gjerë të ndihmës ekonomike për Korenë e Veriut, nëse ajo heq dorë nga programi i saj bërthamor.

Tensionet për Korenë e Veriut janë rritur, pasi ajo ka testuar dy raketa me rreze të mesme të mërkurën, në përgjigje të një samiti Japoni-Kore e Jugut, nikoqir i të cilit ka qenë presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG